E-TJERA

Një “thumb” për qeverinë? Ambasada Amerikane në Tiranë mesazh të fortë para zgjedhjeve: Mos lejo të tjerët të flasin për ty

Një “thumb” për qeverinë? Ambasada Amerikane në

Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit, Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë një tjetër mesazh për qytetarët shqiptarë: “Mos lejo të tjerët të flasin për ty. Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë.”

Mesazhi, i shoqëruar me një ilustrim ku qytetarë presin për të votuar, është parë si një thirrje për pjesëmarrje të lirë dhe të pandikuar në votime.

Ky reagim i ambasadës vjen në një klimë të tensionuar politike, ku opozita ka akuzuar Partinë Socialiste për presione ndaj administratës dhe qytetarëve, ndërsa mazhoranca këmbëngul për një proces të rregullt dhe demokratik.

Një “thumb” për qeverinë? Ambasada Amerikane në

Ky nuk është hera e parë që Ambasada Amerikane lëshon mesazhe të qarta për respektimin e standardeve demokratike në Shqipëri, por momenti dhe përmbajtja e këtij reagimi e bëjnë atë veçanërisht domethënës në këtë prag zgjedhor.

Përmendim që ambasada amerikane në Tiranë dy ditë më parë publikoi një mesazh nga zëvendëspresidenti i SHBA, J.D. Vance.

Duke folur për demokracinë, J.D. Vance shprehet se ‘ne nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë’.

POSTIMI I PLOTË

"Të besosh në demokraci do të thotë të kuptosh se secili prej qytetarëve tanë ka mençuri dhe ka një zë. Ne nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë, edhe atëherë kur ata shprehin pikëpamje që nuk pajtohen me udhëheqësit e tyre." - Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara J.D. Vance.

Një “thumb” për qeverinë? Ambasada Amerikane në

Të fundit