Kosova

Kosova në ngërç politik, dështon sërish përpjekja për konstituim të Kuvendit

Kosova në ngërç politik, dështon sërish

Ka dështuar përpjekja e 12 për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Seanca konstituive ka nisur që më 15 prill dhe që nga atëherë kanë kaluar vetëm dy pika të rendit të ditës.

Ngërçi është krijuar te pika e tretë, që është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

56 deputetë votuan pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim. Seanca e ardhës do të zhvillohet pas 48 orësh, në datën 9 maj.

Elbert Krasniqi, nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), e kritikoi ftesën e kryetarit te Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, që partitë politike shqiptare të bëhen bashkë për një qeveri tranzicionale.

“Kjo qasje përjashtuese nuk është në frymën e Republikës së Kosovës, në frymën multietnike të Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi, përkrah Emilija Rexhepit, nga Partia e Re Demokratike, dhe Nenad Rashiqit, nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Në konferencën e mbajtur dje, Abdixhiku bëri ftesë që partitë politike shqiptare të bëjnë një qeveri tranzicionale, pa përmendur minoritetet. Por, në letrën e tij të dërguar Albin Kurti të LVV-së, ai i përmend edhe pakicat, të cilat propozon të marrin pjesë gjithashtu “sipas dispozitave kushtetuese”.

Të fundit