Flash News

E-TJERA

8 maji afati i fundit për emigrantët që të votojnë, në Greqi shtyhet me një ditë

8 maji afati i fundit për emigrantët që të votojnë,

Këtë të enjte,përfundon edhe afati që fletët e votimit të emigrantëve shqiptarë, të qëndrojnë në pikat e DHL në të gjitha shtetet.

Fletët që nuk tërhiqen gjatë ditës së sotme, kthehen në Shqipëri.

Ndërkaq, përjashtim bën Greqia, që për shkak të problematikave, zyrat e DHL do të qëndrojnë të hapura edhe më 9 maj.

Nga Greqia, kanë ardhur edhe 12 mijë fleta të tjera votimi në zarf, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 31,338.

Deri tani janë hedhur mbi 2000 në sistem dhe pjesa me e madhe i takon Greqisë.

Të fundit