Flash News

Ditari i Maxhorancës

Deputeti dhe ministrja e PS "bëhen me PD-në", mbështesin Jorida Tabakun me dy gishtat lart

Deputeti dhe ministrja e PS "bëhen me PD-në",

Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga dita finale e zgjedhjeve të 11 majit, në rrjetet sociale po qarkullon një foto jo e zakontë për politikën shqiptare.

Janë dy kandidatët e Partisë Socialiste në Tiranë, Erion Braçe dhe Delina Ibrahimaj të cilët pozojnë me dy gishtat lart pranë posterit të Jorida Tabakut, kandidate në listë të hapur për Tiranën në Partinë Demokratike. 

Kujtojmë se deputeti socialist Erion Braçe është transferuar në prag të zgjedhjeve në Tiranë nga Divjaka dhe është lënë në listë të hapur, pasi ekipi i kryeqytetit u riformatua me burgosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj nga SPAK, kurse  Ibrahimaj është e vendosur në listën e mbyllur të Tiranës nga Edi Rama. 

 

Të fundit