Flash News

E-TJERA

Reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, si pritet të jetë moti gjatë ditës

Reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, si

Do të mbetet vendi ynë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të territorin ku në zonat Veriore – Verilindore do të jenë në formë rrebeshi.

Orët e pasdites dhe në vijim do të mbeten më vranësira dhe shira të dobët në zonat veriore, zonat Qëndrore dhe pjesërisht në Juglindje të vendit duke lënë skajin Jugor pa reshje.

Parashikohet që edhe nata të jetë nën dominimin e vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit por vijojnë kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 27°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 ballë.

Të fundit