Flash News

E-TJERA

Hiqet ‘non-grata’ e Berishës, ironia e gazetarit: Çdo bëhet me tonelata çarçafë të shkruar nga Karlo?

Hiqet ‘non-grata’ e Berishës, ironia e gazetarit: Çdo

Gazetari Hysni Gurra ka reaguar pas publikimit të mesazhit të gazetarit amerikan i cili qartësisht tha se Sali Berisha mund të udhëtojë në SHBA.

Më një ironi therëse, Gurra shkruan se çdo të bëhet tani me "ato tonelata çarçafë të shkruar nga Mero, Karlo, Koli, Neri, Fitimi, Gys miqtë e tyre të mirënjohur avoketërit Kreshniku e zoti Idajet, të gjithë njohës të fellë të Amelikës mbi artikujt filozofikë", duke ironizuar kështu shkrimet që janë bërë kundër kryedemokratit.

“Po tani çdo bëhet me ato tonelata çarçafë të shkruar nga Mero, Karlo, Koli, Neri, Fitimi, Gysi… miqtë e tyre të mirënjohur avoketërit Kreshniku e  zoti Idajet, të gjithë njohës të fellë të Amelikës mbi artikujt filozofikë se: non grata nuk hiqet se kështu e ka ligji A, se Berisha është përcaktuar nga pika X, se siç thotë amendamenti Y…e historitë Z të non gratave…nuk hiqet pra nuk hiqet.

p.s- Të më ndjejnë injorantët që i kanë lexuar e besuar, e janë mbështjellë me çarçafët (artikujt) e pa larë të këtyne zotërinjve e shumë metastazave të tjera të kësaj kategorie”, shkruan ai.

Të fundit