Flash News

Ditari i Opozitës

PD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnë ndryshim përmes veprave

PD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnë

Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Dhurata Çupi, ka deklaruar se një ndër prioritetet kryesore të PD-së është rritja e menjëhershme e pensioneve minimale, si dhe heqja e politikave të ndihmës ekonomike që, sipas saj, poshtërojnë qytetarët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çupi ka ndarë pamje nga takimet me qytetarët e Tiranës, ku ka theksuar nevojën për një ndryshim të vërtetë në qeverisje dhe ka ftuar banorët të mbështesin Partinë Demokratike në zgjedhje.

"Ne premtojmë ndryshim, jo me fjalë por me vepra. Rritje të menjëhershme të pensioneve minimale dhe fundin e politikave të ndihmës ekonomike që poshtërojnë qytetarët. Bashkohuni me Programin e Partisë Demokratike. Le ta bëjmë ndryshimin, për ju, për fëmijët tuaj, për të ardhmen", shkruan Çupi.

PD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnëPD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnëPD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnë

Të fundit