Flash News

E-TJERA

E përndiqte dhe e ekspozonte online, 40-vjeçari i kthen jetën në makth 48-vjeçares në Vlorë

E përndiqte dhe e ekspozonte online, 40-vjeçari i kthen jetën

Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Vlorës, pasi akuzohet për përndjekje dhe shpërndarje të të dhënave personale të një gruaje në rrjete sociale.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Vlorë ndaluan shtetasin K. Rr., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja A. Gj., 48 vjeçe, se ky shtetas e përndjek dhe shpërndan të dhënat e saj personale në rrjete të ndryshme sociale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, ndërkohë hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit.

Të fundit