Flash News

Ditari i Opozitës

“Nuk ia mban”, Rama e refuzoi, Berisha e sfidon në debat: E pres deri nesër

“Nuk ia mban”, Rama e refuzoi, Berisha e sfidon në debat: E

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi shmangien nga kandidatët e Partisë Socialiste për të mos pranuar të dalin me opozitë.

Berisha i ftuar në A2 CNN tha se kështu i ka urdhëruar kryeministri Rama.

“Mosballafaqimi në studio ka qenë urdhri i Edi Ramës. Ne ishim dhe jemi të gatshëm në çdo kohë. E përsëris, ka kohë deri pasnesër, por nuk ia mban”, tha Berisha.

Më parë kryeministri Edi Rama tregoi se ka refuzuar të debatojë me Berishën. “Nuk i përmbush kushtet për të pasur fatin e një debati me mua, një individ katran me bojë, i cili nuk ka lënë të vdekur e të gjallë të shtëpisë sime, pa pështyrë e pa shkelur me këmbë”.

E njëjta pyetje iu bë shefit të qeverisë edhe për 10 kandidatët e tjerë në garën për kryeministër, disa prej të cilëve, si për shembull Adriatik Lapaj e Lulzim Basha e kanë ftuar në debat. “Nuk i njoh si kundërshtarë në kuptimin... Ata tani janë por, me Lulin unë më shumë se sa të komunikoj me video “selfie”, nuk besoj se mund të bëj”, u përgjigj ai. 

Të fundit