POLITIKOFF

Bebe Rexha rrëfen dhimbjen që askush s’e pa në Met Gala

Bebe Rexha rrëfen dhimbjen që askush s’e pa në Met Gala

Bebe Rexha ka ndarë një përjetim emocional, pasi u përball me kritika mbi pamjen e saj gjatë paraqitjes në Met Gala 2025.

Këngëtarja e nominuar për Grammy reagoi përmes një postimi në X, i cili më pas u fshi, duke shprehur problemet shëndetësore dhe një shtatzëni të prerë në mes.

“Jam shumë e lodhur nga komentet për peshën time. Kam PCOS dhe përballem me infertilitet. Mbeta shtatzënë, dhe nuk funksionoi. E kam mbajtur këtë dhimbje në heshtje,” shkroi ajo. “Nuk i detyrohem askujt të vërtetën time, por ndoshta do t’ju bëjë të mendoni dy herë përpara se të komentoni trupin e dikujt.”

Të fundit