Flash News

E-TJERA

Detaje të reja nga vrasja në Has, autori ekzekutoi të riun pas dhunës ndaj prindërve të tij

Detaje të reja nga vrasja në Has, autori ekzekutoi të riun pas

Zbardhen detaje të reja nga vrasja tronditëse që ndodhi në fshatin Plan të Hasit, ku mbeti i vrarë 26-vjeçari Rushit Sallahu. Ngjarja, që ka tronditur opinionin publik, është fryt i një konflikti të gjatë mes dy familjeve, Jakut dhe Sallahut, për çështje pronësie.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, familja Jaku kishte depozituar mbi 20 kallëzime ndër vite në lidhje me përplasjet me familjen Sallahu. Denoncimet janë bërë kryesisht nga babai i autorit të krimit, Ylber Jaku, i cili i kishte kërkuar autoriteteve ndihmë për të zgjidhur konfliktin e përshkallëzuar, por institucionet nuk kanë ndërhyrë me efektivitet.

Tragjedia kulmoi pas një akti dhune të ndodhur pak ditë më parë. Artjola Sallahu, 21 vjeç, motra e viktimës, ka dhunuar fizikisht dy prindërit e autorit, të cilët për pasojë janë shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Nëna e Ylber Jakut ka pësuar thyerje të legenit, ndërsa i ati është gjithashtu në gjendje të rëndë. Artjola Sallahu është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.

Ndërkohë, ditën e sotme, autori i ngjarjes, Ylber Jaku, 41 vjeç, ka vizituar prindërit e tij në spital dhe, i tronditur nga gjendja e tyre, ka shkuar në fshatin Plan, ku ka ekzekutuar me armë zjarri Rushit Sallahun, vëllain e vajzës që dhunoi të moshuarit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa pritet që autori të dalë para gjykatës për t’u përballur me akuzën e vrasjes për motive hakmarrjeje.

Të fundit