Flash News

E-TJERA

Banka e Shqipërisë vendos kufizime për kredinë e shtëpivë, Sejko: Maksimumi do të jetë 85%

Banka e Shqipërisë vendos kufizime për kredinë e

Banka e Shqipërisë ka vendosur një tavan për vlerën e huasë që bankat mund t’iu japin qytetarëve për të blerë një apartament. 

“Vendosëm një tavan për kredinë që do të marrin qytetarët për të blerë shtëpi. Kemi vënë tavan për këstin e kredisë. Maksimumi i huasë në lekë do të jetë 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë. Në valutë të huaj vlera e kredisë do të jetë 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.

Është më e ulët për të shmangur rrezikun e kursit të këmbimit. Kësti ndaj të ardhurave si raport do të jetë në nivelin 40% për monedhën lekë dhe 35% për monedhën në valutë të huaj.

Ndërsa për shtëpinë e dytë raporti do të jetë kësti i kredisë jo më shumë se 35% e totalit të të ardhurave dhe për kredinë në valutë sa 30% e totalit të të ardhurave”, tha guvernatori Gent Sejko, në konferencën për politikën monetare.  

Të fundit