Flash News

Ditari i Opozitës

Kontrata me PD e Chris LaCivita, Berisha: 100% korrekte dhe e pastër

Kontrata me PD e Chris LaCivita, Berisha: 100% korrekte dhe e pastër

Lidhur me kontratën e kryestrategut Chris LaCivita, Sali Berisha deklaroi se ajo është korrekte dhe e pastër.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës, Sali Berisha:

Partia Demokratike ka një kontratë me Chris LaCivita, absolutisht jo për lobim. Për këtë të jeni 100% të sigurtë. Kontrata me Chris LaCivita është kontratë për konsulencë elektorale dhe këto janë të ndryshme në ligjin amerikan.

Pra, kjo është e vërteta.

Por siç keni parë çështja ime ka tërhequr vëmendjen e dhjetëra analistëve nga më të shquarit. Me dhjetëra shkrime dhe këtu një gazetar përsëri, që unë nuk e njoh atë gazetar, më thonë që qenka korrespondent në Shtëpinë e Bardhë, është një gazetar që ka drejtuar një pyetje në zyrën përkatëse të marrëdhënieve publike të DASH.

LaCivita nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. Do të paguhet patjetër për konsulencë elektorale. Shiko, çdo pagesë, çdo transaksion do të depozitohet në kohën e duhur në KQZ, siç e kërkon ligji.

Por mos harroni, sigurisht LaCivita është personaliteti më i shquar në fushë domenin elektoral që ka shkelë ndonjëherë në Shqipëri.

Unë e kuptoj kureshtjen normale të gazetarëve. Por këtu kompani konsulence ka pasur gjithnjë dhe mund të ketë 2-3 kompani dhe është një standard normal sot, për të gjithë. Kontrata do të depozitohet siç e kërkon ligji.

Ju siguroj se është 100 përqind korrekte dhe e pastër.

Të fundit