Flash News

E-TJERA

"E hoqa qafe për t’i dhënë një mësim"/ Mesazhi tronditës i Ylber Jakut në Facebook pas vrasjes së 34-vjeçarit në Has

"E hoqa qafe për t’i dhënë një mësim"/

Një tjetër detaj tronditës ka dalë në dritë pas vrasjes së ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pla të Hasit, ku 41-vjeçari Ylber Jaku ekzekutoi me armë zjarri 34-vjeçarin Rushit Sallahu. Autori i krimit kishte paralajmëruar aktin ekstrem përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ku shprehej se kishte arsye të forta për të ndërmarrë atë që e quante “mësim” për të tjerët.

Jaku, i cili ishte kthyer nga Britania e Madhe vetëm një ditë më parë, shkruante se familja e tij ishte nën shënjestër të sulmeve të vazhdueshme dhe se ndjehej i detyruar të reagonte. “Më duhej të hiqja qafe njërin prej tyre… arsyeja është e qartë, për t’u dhënë një mësim të tjerëve që prisnin në radhë për t’u treguar të fortë me mua dhe familjen time”, shkroi ai në Facebook pak orë para se të qëllonte me pushkë viktimën.

Ngjarja e rëndë vjen vetëm një ditë pasi 21-vjeçarja Artjola Sallahu, motra e viktimës, u arrestua për dhunë ndaj prindërve të Ylber Jakut, Agim dhe Vera Jaku. Ata përfunduan në spital me plagë të marra nga sende të forta, ndërsa autorja u ndalua nga policia për “Plagosje të rëndë me dashje”.

Ndërkohë, mësohet se mes dy familjeve ka patur konflikte të vazhdueshme për çështje pronësie, të cilat janë zvarritur prej më shumë se 10 vitesh, me dhjetëra kallëzime të bëra nga familja Jaku.

Pas krimit, Ylber Jaku u arrestua nga policia dhe arma e përdorur u sekuestrua si provë materiale. Grupi hetimor po punon për të zbardhur të plotë motivet dhe rrethanat e vrasjes së rëndë.

"E hoqa qafe për t’i dhënë një mësim"/

Të fundit