Flash News

Ditari i Opozitës

'11 Maj, Shqipëria do të reagojë', Xhaferri: Kriminelët zgjedhorë do të paguajnë

'11 Maj, Shqipëria do të reagojë', Xhaferri:

Ditën e djeshme, kandidati për deputet Besart Xhaferri denoncoi përpara SPAK shkeljet  elektorale që po kryhen në mbarë vendin nga qeveria Rama.

Sot në një reagim në rrjetin social Facebook, Xhaferri shprehet me tone të ashpra ndaj Task Forcës së SPAK, duke e akuzuar se nuk ka sjellë asnjë rezultat konkret në luftën kundër krimit elektoral.

Sipas Xhaferrit, Task Forca e shumëreklamuar nga institucionet ka dështuar që në nisje, pasi nuk ka pasur asgjë reale për të goditur krimet zgjedhore.

Duke përmbyllur reagimin e tij, Xhaferri thekson me tone të forta se: “Kriminelët elektoral mund të jenë të sigurtë në një gjë: Do të paguajnë për çdo krim që kanë bërë! Më 11 Maj, Shqipëria do të reagojë!”

Postimi:

Task Forca e SPAK nuk ka sjellë asnjë rezultat konkret në luftën kundër krimit elektoral, vetëm sfilita dhe shfaqje në KQZ dhe Polici!

Asfalti elektoral po shkatërron Tiranën dhe gjithë Shqipërinë, ndërsa SPAK bën sikur nuk shikon!

Por kriminelët elektoral mund të jenë të sigurtë në një gjë: DO TË PAGUAJNË për çdo krim që kanë bërë!

Më 11 Maj, Shqipëria do të reagojë!

Të fundit