Ditari i Opozitës

Mbështetje nga SHBA për vlerat familjare, Vicky Hartzler i jep përkrahje Jonathan Panos

Mbështetje nga SHBA për vlerat familjare, Vicky Hartzler i jep

Kandidati i Partisë Demokratike, Jonathan Pano, ka marrë mbështetje të fortë morale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ish-anëtarja e Kongresit Amerikan, Vicky Hartzler, e njohur për qëndrimet e saj të palëkundura në mbrojtje të familjes dhe jetës, ka shprehur publikisht përkrahjen për angazhimin e Panos.

Pano ndau një klip të shkurtër nga telefonata e tyre, ku Hartzler thekson rëndësinë e mbrojtjes së vlerave tradicionale dhe sigurimit të një të ardhmeje më të mirë për fëmijët.

Postimi i plotë

Mbështetje emocionuese nga Congressëoman Vicky Hartzler, ish-anëtare e Kongresit Amerikan për 12 vite.

Gjatë një telefonate të gjatë, ajo shprehu mbështetjen e saj për angazhimin tim në mbrojtje të familjes, vlerave dhe një të ardhmeje më të sigurt për fëmijët tanë.

Me lejen e saj, po ndaj me ju një klip të shkurtër nga kjo bisedë frymëzuese.

Është koha të zgjohemi, të angazhohemi dhe të votojmë për një Shqipëri që mbron familjen dhe jetën

Të fundit