Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Atraksion turistik? Banorët në qarkun e Kukësit vuajnë ende për rrugë dhe ujë

“Të tjerët ju premtojnë e nuk bëjnë, ndërsa unë bëj pa premtuar,” – është slogani i përdorur nga Eduard Shalsi, kryesues i listës së Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit. Por në fshatin Mamëz të Kukësit, banorët janë në protestë për premtimin e pambajtur të ndërtimit të rrugës.
Në takimin elektoral të zhvilluar në Mamëz, Shalsi u prit me kritika nga banorët. Ndërkohë që ai premtonte pasaportën europiane, banorët kërkonin rrugën, kompjuterë për shkollën, ujë të pijshëm dhe ujë për vaditje.
“Në emër gjoja të turizmit, asfaltohen rrugë në bjeshkë për ujqërit dhe nuk kujdeseni për njerëzit,” tha Kujtim Bajrami, banor i fshatit Mamëz në takim me kandidatët për deputetë të PS-së.
Fshati njihet për prodhimin e mineralit të nikel silikatit, i cili eksportohet në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut në vlera prej dhjetramilionë eurosh. Prej vitesh banorët kërkojnë ndërtimin e një rruge prej 5 kilometrash.
Në krahinën e Bytyçit në bashkinë e Tropojës, banorët ndajnë të njëjtin problem.
“Kandidatët e Partisë Socialiste na premtojnë pasaportë evropiane, por përsa i përket infrastrukturës rrugore jemi më keq se në periudhën e luftës së Dytë Botërore, kur Italia fashiste ndërtoi rrugën Kam-Qafë-Prushi,” thotë Izet Malaj, banor i fshatit Peraj të krahinës.
“Që nga ajo kohë në këtë rrugë nuk është vënë dorë. Në emër të turizmit bëjnë rrugë në Qerem, Padesh e Kasaj, ku nuk ka banorë duke shmangur investimet në zonat e banuara,” shtoi ai, duke theksuar se pas zgjedhjeve do t’i vazhdojnë protestat.
Në qytetin verilindor me boshatisje masive gjatë viteve të fundit, Rama deklaroi më 30 prill se qarku i Kukësit do të numërojë plot 1 milion turistë në vitin 2030, ndërsa premtoi se qyteti i nëndheshëm i tuneleve do të jetë atraksioni kryesor.
“Të rregullojë njëherë qytetin përmbi dhe aty ku janë njerëzit dhe pastaj atë të nëndheshëm,” thotë Avdi Gjana, përfaqësues i të burgosurve politikë në Kukës.
Gjatë regjimit komunist, Gjana refuzoi që të merrte pjesë në votimet fasadë dhe u ndëshkua për këtë me 8 vjet burgim pas një procesi me akuza të montuara për agjitacion dhe propagandë. Por ai i ka bojkotuar gjithashtu të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në pluralizëm nga viti 1991 e deri tani.
Gjana i tha BIRN se kishte vërejtur një organizim të mirë të fushatës këtë vit, por jo nga të gjitha palët.
“PD dhe ASHM ka zhvilluar takim me të përndjekurit politikë, ndërsa e majta jo. Më saktë deri tani nuk na ka ftuar,” thotë ai.
Shkëputja e qeverisjes nga realiteti duket edhe në fshatin Shishtavec, ku banorët kërkojnë me ngulm vënien në punë të rezervuarit të Kallabakut, por përmes një projekti të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, qeveria e ka shpallur atë liqen dhe po planifikon të ndërtojë një rrugë.
Banorët e zonës thonë se ky nuk ka qenë vullneti i tyre.
“Rezervuari është ndërtuar për të vaditur parcelat me patate, këta e kanë shpallur atraksion turistik,” thotë Mehmet Bala, kryeplak i fshatit. “Banorët e këtij fshati kanë kërkuar që të rivihet në funksion ky rezervuar për vaditje,” shtoi ai.
Mungesë platformash
Opozita në qarkun e Kukësit është besimplotë në fitore, madje ka shpallur si objekt që të dalë me një diferencë me 10 mijë vota ndaj Partisë Socialiste. Megjithatë, përfaqësuesit e opozitës thonë se votuesit po përballen me presione dhe se i janë drejtuar SPAK me denoncime për intimidimet.
“Kemi kërkuar që banorët të votojnë të lirë, por vërejmë se ka intimidime të votuesve. Ka forca që kërkojnë të marrin vota në mënyrë të tërthortë dhe në kundërshtim me ligjin,” i tha BIRN Flamur Hoxha, drejtuesi politik i Aleancës Shqipëria Madhështore në Kukës.
Hoxha thotë se kanë denoncuar në SPAK persona me funksione shtetërore dhe Prokuroria është vënë në lëvizje. Koalicioni opozitar synon që të marrë në këto zgjedhje 2 nga 3 mandatet e qarkut, pavarësisht pretendimit të PSD për marrjen e një mandati në këtë qark.
“Kemi një program shumë të mirë qeverisës, ndërkohë që keqqeverisja e kundërshtarit, diskriminimi që i është bërë qarkut të Kukësit nga qeveria dhe nevoja për ndryshim ndikojnë në fitoren e padiskutueshme të ASHM-së në qarkun e Kukësit,” shtoi Hoxha.
Hoxha thotë se banorët e qarkut të Kukësit janë në kushtet e mungesës së nevojave bazike dhe infrastruktura rrugore, nevoja për ujë për ujë të pijshëm apo për vaditje vazhdojnë të jenë kërkesat e tyre kryesore.
Plaga e emigrimit është një shqetësim tjetër shumë i madh që e shoqëron prej vitesh qarkun e Kukësit, ndërsa sipas Hoxhës, mungon shërbimi shëndetësor, problemet e pazgjidhura të pronësisë si dhe mungesën e mbështetjes në bujqësi.
Hoxha premton gjithashtu se nëse PD-ja vjen në pushtet pas zgjedhjeve të 11 majit për qarkun e Kukësit do të ketë disa prioritete, mes së cilave edhe heqjen e tarifës së pagesës për Rrugën e Kombit, pavarësisht se koncesionari ka një kontratë 30 vjeçare me qeverinë.
Për përfaqësuesin e shoqërisë civile, Rifat Demalia, premtimet e opozitës janë të parealizueshme.
“Premtimet e opozitës janë të parealizueshme, pasi opozita nuk është e interesuar të vijë në pushtet. Kjo opozitë është më e vjetër se sa pozita, që është 12 vjet në pushtet. Pra, është e papërgatitur për të marrë pushtetin dhe e paqartë për zhvillimin e rajonit. Ndërkohë që nuk ka burimet e duhura njerëzore,” thotë Demalia, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Progres Rinor.
Demalia kritikon partitë politike se u mungojnë platformat për zhvillimin e rajonit, se e kanë lënë emigracionin jashtë diskutimeve apo debateve të tyre dhe se nuk kanë prezantuar asnjë plan për punësimin e të rinjve dhe klimën e biznesit, që sipas tij janë probleme kryesore. Në vend të alternativave, Demalia ka vënë re se si votuesit ashtu edhe partitë politike shkëmbejnë premtime për halle personale.
“Premtimet janë imitim i liderëve në qendër. Lideri thotë për pasaportë evropiane edhe këta e përsërisin premtimin e tij. Nuk ia shpjegojnë elektoratit apo të debatojnë se si mund të arrihet pasaporta evropiane me këtë nivel të lartë korrupsioni, infrastrukturë të shkatërruar, pasiguri ushqimore,” shton ai.
Nderkohë, urbanisti Andrit Shehu rendit si emergjente sistemimin e lagjeve, ujërave të zeza, por edhe menaxhimin e mbetjeve.
“Për bashkinë e Kukësit, problem vazhdon të mbetet sistemimi i lagjeve, sidomos asaj informale, apo siç thirret Lagjia e Re, sistemimi e disiplinimi i ujërave të zeza të qytetit, por edhe të fshatrave, menaxhimi i mbetjeve urbane, lidhja e fshatrave me rrugë si dhe zgjidhja e problemit të hyrje-daljeve në qytetin e Kukësit shkaktuar nga ndërtimi i urës së re,” thotë Shehu.
Bahri Hoxha, një tjetër i përndjekur politik i internuar në kohën e komunizmit në fshatrat e Durrësit, me banim sot në Firence, përjeton me trishtim gjuhën e ashpër politike, ndërsa thekson se nevojitet një emancipim i shoqërisë.
“Problem te ne në Shqipëri është emancipimi i mangët i shoqërisë,” tha ai ndërsa dënon sulmet dhe fyerjet ndaj politikanëve, “Të mos kapemi me pasojat, por me shkakun,” përfundoi ai. Reporter.al
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56