Flash News

Bota

Trump komenton zgjedhjen e Papës së ri: Pashë tymin, por nuk e kam parë ende Papën

Trump komenton zgjedhjen e Papës së ri: Pashë tymin, por nuk e

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka reaguar për zhvillimet në Vatikan, ku këtë të enjte pasdite nga Kapela Sistine doli tym i bardhë që simbolizon zgjedhjen e Papës së ri.

Gjatë një deklarate për gazetarët në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha:
“Pashë tymin, por nuk e kam parë Papën.”

Deklarata u bë përpara mediave ndërkombëtare, ndërsa pritet që Papa i sapozgjedhur të shfaqet në ballkonin e Kapelës Sistine në orët në vijim.

Ndërkohë, presidenti amerikan është bërë objekt kritikash nga disa qarqe katolike pas publikimit të një fotografie të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, në të cilën ai paraqitet i veshur si Papë. Imazhi u shpërnda nga llogaritë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në rrjetet sociale, në një kohë kur bota katolike po vajton ndarjen nga jeta të Papa Françeskut më 21 prill dhe është përqendruar te zgjedhja e pasardhësit të tij.

Postimi është cilësuar i papërshtatshëm dhe i pandjeshëm nga përfaqësues të komunitetit katolik, të cilët e kanë parë si përpjekje për të tërhequr vëmendjen në një moment solemn për Kishën Katolike dhe besimtarët.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i Papës së ri, por pritet që ai të dalë për herë të parë në publik brenda orëve të ardhshme nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit.

Të fundit