Flash News

E-TJERA

Burimi: Vendimi i DASH një fitore personale e Berishës

Burimi: Vendimi i DASH një fitore personale e Berishës

Analisti Genc Burimi e ka cilësuar vendimin e DASH për kryedemokratin Sali Berisha si një fitore personale e tij. Gjatë bisedës në Syri tv, Burimi u shpreh se reagimi i sotëm i SHBA-së është një mesazh për Altin Dumanin, që nëse nuk vepron do të ketë karton të kuq.

Është një fitore fantastike, hollivudiane, personale e Sali Berishës. Imagjinoni shumë veta në gjendje e tij, i tradhëtuar nga numri 1 i partisë në moshën e tij, pak a shumë dhe në një pension politik, askush nuk e besonte.

U duhet mësuar fëmijëve në shkolla, kjo histori e Berishës, historia e vetëbesimit në vetvete. Është një fitore e jashtëzakonshme, personale.

Berisha sot i ngjan feniksit, që ngjallej nga hiri i flakëve të ndezur nga xhelatët. Një zog me një jashtëgjatësi të jashtëzakoshme, ky është sot Sali Berisha.

Është falë tij, por me pasoja të jashtëzakonshme për vendin dhe rajonin.

Edhe njëherë amerikamnët po tregojnë që nuk luhet më gjeopolitika, por politika e brendshme, demokracia. Është leksion edhe për Serbinë dhe vende të tjera të rajonit.

Kam qenë pesimist kohët e fundit, sepse për mua ka një lidhje organike mes Ramës dhe Dumanit, por fakti se ky lajm del sot, para zgjedhjeve, le ti vjedhin zgjedhjet, kjo Amerikë nuk do i njohë.

Këtë Ramë si ish-kryeministër e pret fati i ish-kryeministrit të Bosnjes.

Tre ditë para zgjedhjeve të dalë ky lajm sot, është lajm për Dumanin. Uashingtoni i thotë Dumanit, ose do të veprosh ti, ose do të veprojmë ne.

Nëse PD-ja i fiton këto zgjedhje do të ishte fare e natyrshme sepse me këto 3 mandate të konsumuara të Ramës, largim të madh të shqiptarëve nuk do të ishte habi që të kishte një rotacion.

Por nëse fiton prap Rama, unë jam i bindur se amerikanët do të nxjerrin karton të kuq ndaj Dumanit’, tha Burimi. 

Të fundit