Flash News

Bota

Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri

Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri

Tym i bardhë është ngritur pasditen e së enjtes nga oxhaku i Kapelës Sistine, duke sinjalizuar se Konklava e kardinalëve ka zgjedhur Papën e ri.

Lajmi është konfirmuar nga pamjet televizive që tregojnë tymin e bardhë duke u ngritur mbi Vatikan, një simbol tradicional që njofton përzgjedhjen e udhëheqësit të ri të Kishës Katolike.

Ende nuk është bërë publik identiteti i Papës së ri, por sipas mediave ndërkombëtare, përfshirë BBC, pritet që ai të shfaqet në ballkonin e Kapelës Sistine brenda orës së ardhshme për të dhënë bekimin e tij të parë dhe për t’u paraqitur përpara botës mbarë.

 

Të fundit