Flash News

Ditari i Opozitës

“Amerikani i parë në krye të Vatikanit”/ Trump uron Papën Leon XIV: Nder për vendin tonë!

“Amerikani i parë në krye të Vatikanit”/ Trump uron

Presidenti amerikan Donald Trump ka uruar kardinalin Robert Francis Prevost për zgjedhjen e tij si Papa i ri i Kishës Katolike, duke u shprehur i emocionuar për faktin se për herë të parë në histori, një amerikan merr drejtimin e Selisë së Shenjtë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump e cilësoi këtë ngjarje si një nder të madh për vendin e tij, duke nënvizuar domethënien historike të zgjedhjes së Papa Leonit XIV.

“Urime kardinalit Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papë. Është një nder i madh të kuptosh se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë. Mezi pres të takoj Papa Leonin XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës!”, shkroi Trump.

Robert Francis Prevost u zgjodh më herët gjatë ditës në Konklavën e mbajtur në Vatikan, duke marrë emrin papnor Leoni XIV. Ai pason Papa Françeskun, i cili u nda nga jeta më 21 prill 2025.

Të fundit