Flash News

Ditari i Opozitës

Korreshi ironizon mazhorancën me shprehjen e Bashës: Të hënën, në Parlament

Korreshi ironizon mazhorancën me shprehjen e Bashës: Të

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka reaguar lidhur përjashtimin e 23 deputetëve nga Kuvendi.

Në Facebook, Korreshi ka shkuar se do të jenë të pranishëm në seancën e së hënës. Ai ka ironizuar mazhorancën përmes thënies “epike” të Lulzim Bashës, 7×7 = 42.

"Mazhoranca që di të vjedhë, por nuk di te numërojë. Nuk ka me qesharake se këta. I tremben opozitës prandaj dhe na përjashtojnë dhe kur nuk u dalin  llogarite, nuk zbatojnë as vendimet e tyre.

Përjashtimi 10 dite i deputeteve ka hyre ne fuqi me 20.10.2023 dhe me logjike normale përfundon ne daten 29.10.2023… 20, 21, 22, 23, 24, 25,26, 27, 28, 29= 10 dite. Ky është turpi i dyte pas atij te përjashtimit te 23 deputeteve.

NE DO TE JEMI NE SEANCE!

7×7 = 42 Paska qene semundje ngjitese!", shkruan Korreshi.

Të fundit