Flash News

Ditari i Opozitës

Korreshi ‘shpërthen’ ndaj ministres së Shëndetësisë: 38-vjeçari vdiq për një eko, harram lekët e shqiptarëve

Korreshi ‘shpërthen’ ndaj ministres së

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka reaguar ashpër pas replikës së ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, ecila mohoi gjendjen e mjerueshme në të cilin ndodhet Spitali i Lushnjes, siç denoncoi demokrati.

Korreshi solli rastin e një të afërmi të tij, 38-vjeçar, i cili siç deputeti deklaroi nga Kuvendi, humbi jetën për shkak të një EKO-je.

Deputeti tha se se ministrat flasin “dokrra” në Kuvend dhe mbulojnë realitetin, ndërsa kërkoi që Sala të kërkojë falje publike para shqiptarëve, për gjendjen në të cilën ndodhet sot shëndetësia.

“Nuk ju vjen turp ju. Edhe synetlliqet janë rralluar nuk merren përsipër. 6 muaj nuk punoi ajo  e anestezisë. Prej 57 ditësh në Lushnje ke një pacient , nuk ka frigorifer për të mbajtur insulinën, sepse ka skaduar 20 herë. Shkon e blen vetë ai. Kujt ja tregoni revistat televizive nuk keni turp. Në Lushnje të hanë minjtë , është batërdi, ka rënë çdo mur. Si shikoheni në pasqyrë. Keni të bënë me jetë njerëzish…52 lushnjarë ikin jashtë Lushnjes për të marrë dializë, nuk keni turp…harram lekët e shqiptarëve, se nuk punon pajisja e ujit për të freskuar ujin. A paguajnë taksa këta, përse të shkojnë te privati?”, tha ai, duke shtuar: “Kam pasur një humbje të madhe, për një eko vdiq. 38 vjeç, po të ishte konstatuar do kishte shpëtuar… kur mora 127 u përgjigj Tirana…Duhet të marr unë Tiranën, Lushnja mua”, deklaroi Korreshi.

Të fundit