Flash News

Ditari i Opozitës

"Kosova tokë pa zot", Alizoti - Ramës: Shko tregoja këtë gjë familjes Jasharaj

"Kosova tokë pa zot",  Alizoti - Ramës: Shko tregoja

Deputeti demokrat Tomor Alizoti ka folur gjatë seancës së sotme ne Kuvend ku ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve më të fundit të kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama.

Alizoti: Kryeministër, shko tregoi Familjes Jasharaj që Kosova është tokë e askujt, që vdiqën për ketë tokë, shko thuaji Arbenitës vajzës së policit të vrarë që pret të martohet e të bëjë familje pa babin e saje thuaji asaj që Kosova është tokë e askujt!

A e dini që Serbia është pushtuesi që ka vrarë më së shumti shqiptarë nga të gjithë pushtuesit. Ju popull i dashur i Kosovës që keni qenë zemra e popullit shqiptar, fatkeqësisht sot kur flitet për fatin tuaj deputeti shqiptar s'është këtu sepse po drekon dikund jashtë Kuvendit të Shqipërisë!

Të fundit