Flash News

Ditari i Opozitës

“Kryebashkiaku i mirë nuk krijon problematika të reja”, Këlliçi: Maji e gjen Tiranën me administrator

“Kryebashkiaku i mirë nuk krijon problematika të reja”,

Kandidati për kreun e Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi ka vazhduar turin e tij nëpër qytet, në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Deputeti i Partisë Demokratike ishte i pranishëm këtë radhë në Njësinë 9 në Tiranë, ku foli nga afër me banorët dhe dëgjoi problematikat e tyre. Nëpërmjet një videoje në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Këlliçi u ka dhënë fjalën banorëve se maji do e gjej Tiranën me administrator.

POSTIMI I PLOTË

#Njësia9
Një kryebashkiak i mirë minimizon problematikat e trashëguara dhe nuk krijon të reja.
Ekspertët thonë se Tirana në shumë zona të saj është dëmtuar në mënyrë të parikuperueshme nga lejet e ndërtimit pa kriter që ka nënshkruar kryebashkiaku i tanishëm, i cili ç'kishte për të bërë e ka bërë.
8 vjet janë një kohë e gjatë për të shfaqur vizionin për qytetin, aftësitë administrative dhe produktin e punës tënde. Çdo punë ka afat. Punëdhënësi nuk të pret me vite të tëra. Ju nuk do të prisni një dekadë për të patur një shkollë në lagje ku të shpini fëmijët. Uji në çezmë duhet të rrjedhë çdo ditë! Ju nuk do të prisni zgjedhjet për të parë asfalt. Kjo mendësi e vjetër duhet të ndëshkohet me votë! Ju doni ndryshime jo se s'keni durim siç ju thonë, por se ndryshime nuk keni parë. Tirana nuk do të ketë më rrugë që asfaltohen pa përfunduar kanalizimet e nevojshme! Nuk do të prisni 8 vjet e as 4 për të patur rrugë e ndriçim publik!
Unë do të le mandatin e politikanit për t'ju dhënë besën time se maji e gjen Tiranën me administrator!

Të fundit