Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: 11 shkurti, do tregojë pjesëmarrjen për të gjithë telendarët ndërkombëtarë që na kanë çarë veshët

Kryemadhi: 11 shkurti, do tregojë pjesëmarrjen për të

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka konfirmuar pjesëmarrjen në protesën e 11 Shkurtit.

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kryemadhi ka thënë se kjo protestë nuk e ka qëllimin për të rrëzuar Kryeministrin Rama, por për të treguar pjesëmarrjen.

KryemadhiPatjetër që do të marr pjesë si “Partia e Lirisë” në protestë, por më shumë do të thoja si qytetare. Nuk ka më rëndësi se kush është organizatori. Dita e shtunë është ditë pushimi. Kush ndihet më i varfër, të dalë dhe të protestojë. Njerëzit thonë se kush do të vijë pas këtij që ikën?

. Dita e shtunë është për të treguar pjesëmarrje për të gjithë telendarët ndërkombëtarë që na kanë çarë veshët, ata që e kanë mbajtur me pekale Edi Ramën. Protestë për të rrëzuar Edi Ramën nuk është ditën e shtunë dhe të dielë kur nuk ka asnjë njeri në administratë. Administrata është pushim, ka mundësI të vijë me kapele dhe me syze e të marrë pjesë.

 

 

 

Të fundit