Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi akuza të forta Ramës: Garantuesi kryesor i trafikut të drogës nga Venezuela e Kolumbia

Kryemadhi akuza të forta Ramës: Garantuesi kryesor i trafikut të

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur jashtë Kuvendit pas mbylljes së seancës plenare.

Kryemadhi hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, kur tha se ai është garantuesi kryesor i trafikut të dorgës nga Venezuela, Kolumbia, Dubai dhe vendet e lindjes.

Po ashtu., Kryemadhi deklaroi se zbërthimet e EnroChat dhe Sky treguan se si grupetkrimnale kanë gjetur strehë në Shqiëpri, aq sa nuk do të jetë habi që një ditë të qeverisin.

“Sot situata e lirisë dhe të drejtave të njeriut është në një stad ku nuk përfshihet në asnjë lloj sistemi demokratik, as hibrik. Sot është Republika e Drogës, e cila në krye të saj ka një kryeministër, që nuk pyet as për Parlamentin dhe Presidentin. Ai është garantuesi kryesor i trafikut të drogës nga Venezuela, Kolumbia, Dubai dhe vendet e lindjes, për të krijuar trekëndëshin e Bermundës së tij në Ballkan sa i përket trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe institucionalizimit të krimit të organizuar”, theksoi ajo.

Ju besoj jeni të njohur edhe me zbërthimin e Sky dhe Encro Chatit, për implikimin e drejtuesve të lartë të policisë dhe gazetarisë që tregojnë haptas se si grupet kriminale në Bashkimin Evropian kanë gjetur strehë dhe mos u çudisni ku familjarët e tyre do të drejtojnë institucionet”, tha Kryemadhi.

Të fundit