Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Ekonomia e Shqipërisë po mbahet me paratë e emigrantëve dhe të ardhurat e krimit

Kryemadhi: Ekonomia e Shqipërisë po mbahet me paratë e

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi nga Kuvendi se qeveria është e përfshirë në aferën e inceneratorëve dhe se qytetarët e Tiranës vijojnë të paguajnë 80 mijë euro në ditë për djegësat.

Ndërkaq, Kryemadhi tha se ekonomia e vendit po mbahet nga paratë e emigrantëve dhe krimi.

“Mua më rri çekani te inceneratori, sepse ajo është edhe pika që qeveria është kapur me presh në dorë. Qytetarët e Tiranës paguajnë 80 mijë euro në ditë. I thonë 8 biznese bujqësore në ditë apo 2000 në vit. Ekonomia shqiptare po mbahet nga paratë e emigrantëve dhe paratë e drogës. Gjithë ndërtimet këtu janë kthyer në lavatriçen e pastrimit të parave. Edhe ekonomia kontrollohet në 5 duar dhe bekimin politik e merr nga qeverisja.

Ne kemi 24 mijë e 524 lindje në vitin 2021. 18 mijë janë të regjistruara jashtë Shqipërisë. Është fatkeqësi sesi ne po shpopullohemi me ritme kaq të shpejta. Duhet të japim shpresë se ky vend nuk do të jetë në dorën e atyre”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit