Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi tregon pse Rama refuzon Komisionin Hetimor: Kemi parë vetëm 30% të skandalit ‘McGonigal’

Kryemadhi tregon pse Rama refuzon Komisionin Hetimor: Kemi parë vetëm

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka komentuar refuzimin e kryeminsitrit Rama për të mos lejuar ngritjen e Komisionit Hetimor për skandalin ‘McGonigal’.

E ftuar në studion e “Kjo Javë” në News 24, Kryemadhi u shpreh se Rama nuk e pranon ngritjen e komisionit, pasi ky i fundit do ta vendoste me shpatulla pas murit dhe do ta detyronte të rrëfente të vërtetën.

Sipas deputetes së PL-së, faktet që kanë dalë deri tani nga historia e McGonigasl janë vetëm 30% e çështjes.

“Janë kaq shumë problematika që Rama ka krijuar dhe nuk pranon Komisionin Hetimor. Normal që nuk do e pranonte atë se dhe atë komision që bëri për inceneratorët e ka vendosur përballë përgjegjësisë ligjore. Komisioni Hetimor vendos Ramën përballë faktit të deklarimit dhe nuk mund të gënjejë nën betim, pasi nëse gënjen është njësoj sikur gënjen para gjykatës dhe dënohesh për ‘dëshmi të rreme’. Komisioni Hetimor e vendos Ramën me shpatulla pas murit, i cili nuk mund të dëshmojë se nuk ka dijeni për raportimin nga mediat amerikanë, pasi me dijeninë time kanë zbardhur vetëm 30% të çështjes. Janë shumë gjëra që shkojnë përtej narrativës, sepse në momentin që Rama ndihet i sigurt është krye bullizuesi më madh. Në këtë rast gjërat janë ndryshe pasi nuk ka të bëjë me drejtësinë shqiptare që është e kapur por me drejtësinë amerikane”, u shpreh Kryemadhi.

 

Të fundit