Flash News

Ditari i Opozitës

“Kryeministri duhet të jepte dorëheqjen”, deputeti i PD: Rama kërkon një opozitë memece

 

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka folur në një intervistë për televizionin “Panorama Tv” rreth çështjes Mc“Kryeministri duhet të jepte dorëheqjen”, deputeti i PD:gonigal dhe akuzat për lidhjen e ish-zyrtarit të FBI-së me kryeministrin Rama. Sipas tij kreu i qeverisë duhet të jepte dorëheqjen.

“Kjo është akuzuar nga SHBA, ne nuk e dinim këtë, kishim dyshime, po erdhi denoncimi andej, do vijojë dhe hetimi. Nuk e shpikëm ne, erdhi nga Nju Jork. Në këto kushte opozita do reagojë me gjithë forcën e saj se është një skandal i dimensioneve të paimagjiueshme.”

“E para kryeministri duhet të jepte dorëheqjën, një element i thellë që kryeministri të japë dorëheqjën e duhet të hetohet jo në postin e Kryeministrit.”


“Sic ndodh me gjithë kryeministrat e botës demokratike kur ballafaqohen me të tilla skandale e para japin dorëheqjen. Kryeministri jonë jo vetëm që nuk bën një hap të tillë demokratik por mban e qendrime anti demokratike kur deklaron që nuk vij në parlament.”

Deputeti më pas dha një koment lidhur me mocionin për debat që ka kërkuar opozita dhe për mungesat që Edi Rama ka bërë në Kuvend.

“Së pari është detyrë e kryeministrit të vijë në Parlament, të ballafaqohet të dëgjojë mendimet e deputetëve. Mendoj që së pari është frika për t’u ballafaquar me të vërtetën, mendimet, qoftë dhe në një parlament ku ka shumicën."

"Mund të ketë frikë që mund të përdoren ato që thotë në proceset në SHBA, por në radhë të parë ka frikë nga e vërteta ska forcën e argumenteve as morale. Në 2 mars është tepër larg, këtu kërkoheshin veprime urgjente parlamentare. Kjo kohë do i shërbejë për ti bërë bisht ballafaqimit dhe të vërtetës."

"U mohua e drejta për komision hetimor, për seancë pyetjesh. Duke dëmtuar në zemër parlamentarizmin shqiptar, ky është thelbi i cështjes, është unike kjo që po ndodh me kryeministrin që i fshihet Parlamentit.”

Shehu e mbylli intervistën duke folur për përjashtimet e deputetëve të opozitës nga seancat parlamentare.

“Rama kërkon një opozitë memece, shurdhe, qorre apo të komanduar pilotuar prej tij.
Një nonsens i madh, s’mund të ndodhë në një vend si Shqipëria që ka kaluar murin që ndan diktaturën nga demokracia. Opozita do vijojë punën e saj. Gabim fatal ajo që po bën duke thelluar zullumin e madh që po bën.”

 

Të fundit