Flash News

Ditari i Opozitës

Kryesia e PD, zbardhen risitë dhe ndryshimet e propozuara për në statut

Kryesia e PD, zbardhen risitë dhe ndryshimet e propozuara për në

Partia Demokratike mbledh mbrëmjen Kryesinë, ku në qendër të diskutimeve pritet të jenë ndryshimet në statutin e partisë dhe riformatimi i strukturave të brendshme.

Në draft-propozimet që do të shqyrtohen përfshihen disa ndryshime kryesore, si rritja e përfaqësimit të Diasporës shqiptare në 15% në lista dhe në organet drejtuese të partisë, si dhe rritja e kuotës së grave dhe vajzave nga 30% në 40%.

Po ashtu, parashikohet ngritja e një Komisioni të Posaçëm për Seleksionimin e Kandidaturave për deputetë dhe kryetarë bashkish, si dhe forcimi i strukturave bazë të partisë.

Në rendin e ndryshimeve përfshihen edhe përmirësimi i organizimit lokal, forcimi i marrëdhënieve mes degëve dhe të zgjedhurve vendorë, si dhe garantimi i mbrojtjes së të dhënave personale të anëtarëve. Ndërkohë, statuti pritet të pësojë rishikime edhe sa i përket rregullave të shkarkimit të drejtuesve lokalë.

Pikat kryesore: 

1. Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi real politik i saj. 15% në lista dhe në organet e partisë duhet të jenë përfaqësues nga Diaspora.

2. Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në Parti, duke e rritur përfaqësimin e tyre nga 30 % në 40%.

3. Ngritjen e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, përpara realizimit të procesit të primareve.

4. Përmirësimi i organizimit bazë të partisë (grupseksionet dhe nëndega) dhe forcimi i Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve.

5. Forcimi i raporteve mes Degëve të Partisë dhe të zgjedhurve vendor (këshilltarëve bashkiak).

6. Njohja e një statusi të barabartë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të PDSH.

7. Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të Partisë.

8. Saktësimi i rregullave të shkarkimit të kryetarëve të degëve, duke i dhënë më shumë garanci të qëndrimit në detyrë.

Të fundit