Flash News

Ditari i Opozitës

Kush triumfon në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Tiranës? Sondazhi nxjerr fituesin

Kush triumfon në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së

Gara për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës po bëhet më e nxehtë me Erion Veliajn që kandidon për një mandat të tretë dhe kundërshtar ka Belind Këlliçin.

Deputeti i PD-së ka filluar turin e takimeve nëpër njësi të ndryshme të kryeqytetit, ku ka takuar qytetarët, të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, si vendet për të parkuar, uji i pijshëm në disa zona dhe largimi në masë i të rinjve.

Në prag të zgjedhjeve lokale kanë filluar dhe sondazhet e para. Nëpër rrjetet sociale qytetarët janë pyetur se kë do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër.

Sipas sondazheve del fitues me 59% përqind Belind Këlliçi ndërsa Veliaj me 41%. Këtë e kanë publikuar dhe në faqet e tyre në Facebook Sali Berisha dhe Ilir Meta.

 

Të fundit