Flash News

Ditari i Opozitës

“Ky regjim nuk ikën ndryshe”, Berisha: Mosbindja civile, thelbësore për revolucionin paqësor

“Ky regjim nuk ikën ndryshe”, Berisha: Mosbindja civile,

Në mbledhjen me drejtuesit politik të qarqeve në selinë e PD-së, Sali Berisha u shpreh se revolucioni paqësor duhet të vijojë jo vetëm me protesta, por dhe me mosbindje civile. Kreu i kësaj force politike krahasoi protesat e fundit ku tha se janë të vërteta me ato që organizonte kryeministri Edi Rama me autobusë të mbushur me punonjës të bashkive.

Sipas Berishës pjesë e domosdoshme është të zhvillohen takime të hapura me qytetarët.

“Edi Rama organizoi 753 protesta, me regjistër, por nuk realizoi dot asnjë të vetme pasi iku nga bashkia. Pra ishin protesta të qeveritarëve, të zyrtarëve, jo të qytetarëve të revoltuar. U ndala këtu për të theksuar një moment, që fillimi është shumë i mirë.”

 “Imagjinoni sakrificën e atyre njerëzve që bëjnë për të mbushur sheshin si kurrë më parë. Por revolucioni paqësor, nuk është vetëm revolucion i protestave paqësore, por edhe i mosbindjes civile.”

“Kjo është element thelbësor e revolucionit paqësor. E ka thënë Gandi, është e shenjtë. Kemi një përqindje të lartë që e urren Ramën, kemi një përqindje tjetër që del në protestë. Pjesa tjetër kërkon të shohë shembuj te ne.”

“Nëse nuk rrëzonim bustin, ta harrojë kush se fitonim zgjedhjet e marsit. Shtatorja mund të ishte edhe 10 vite të tjera aty ku ishte. Duhet t’i japim mesazhe shumë të qarta që sfida të tjera na presin përpara. Pa këro akte dhe sakrifica, ky regjim, siç ka vazhduar dhe do të vazhdojë, nuk realizohet ndryshimi.”

“Duhet të ndërmarrim një debat intensiv me qytetarët tanë. Duhet të krijojmë një situatë të përgjithshme proteste, revolte, reagimesh. Është e domosdoshme që kryetarë grupesh të organizojmë mbledhje me kryesitë e degëve, me aktivin e degëve, me seksionet dhe me qytetarët. “

“Thashë edhe njëherë, kam mirëkuptim për të gjithë ata që e shohin me skepticizëm revolucionin dhe ata që ky term iu duket i largët. Ky regjim nuk ikën ndryshe. Nëse ndonjë mendon se ky ikën me votë, personalisht nuk besoj diçka të tillë.”

 “Çdo ditë ky po e shton gjithmonë e më shumë mbështetjen kriminale. Protesta të tilla nuk i ka parë Shqipëria. Janë tjetër protestat me urbanë me të punësuar dhe tjetër protestat me qytetarë që janë të detyruar të marrin bukën me vete.”

 

 

Të fundit