Flash News

Ditari i Opozitës

Lela: Bashkëpunimi Berisha-Bardhi ka prodhuar normalitet. Basha shijon gostinë, paratë i paguan Rama

Lela: Bashkëpunimi Berisha-Bardhi ka prodhuar normalitet. Basha shijon

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela ka folur për bashkimin e demokratëve rreth siglës dhe takimin e fundit në një tryezë të kryedemokratit Sali Berisha dhe Gazment Bardhit.

Në një lidhje direkte për News 24, Lela u shpreh se kjo nënkupton një hap drejt normalitet pasi deputetët janë mbledhur rreth siglës, me përjashtim të 10-11 të tjerëve.

Sa i përket Lulzim Bashës, Lela tha se e sheh si një person që shijon gostinë dhe paratë ia paguan Edi Rama.

“Bashkëpunimi Berisha-Bardhi ka prodhuar normalitet. Deputetët që kanë dalë në siglën e demokratëve janë bashkë, përveç atyre 10-11. Ky është kthim në normalitet. Për pjesën që mbajnë vulën apo siglën, e dinë prej nga vjen dhe ku do shkojë, si dhe qëllimet. Kjo ndihmon vetëm Ramën dhe qeverisë, si në tema të propagandës por edhe të të mbajturit në pushtet. Është një makinë me dy timonë, por Basha s’ka timon. Timon e ka Rama. Basha sa më intereson mua është ai që shijon gostinë, harxhet janë të demokratëve dhe paratë i paguan ai që ka më shumë pushtet, e dihet që është Rama”, tha Lela.

Të fundit