Flash News

Ditari i Opozitës

Ligji i Investimeve Strategjike, Tabaku: Kanë përfituar oligarkë rus si Deripaska

Ligji i Investimeve Strategjike, Tabaku: Kanë përfituar oligarkë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku foli për Ligjin e Investimeve Strategjike, ku u shpreh se kanë përfituar vetëm një grup i vogël biznesmenësh që nuk kanë ofruar ndonjë vlerë të shtuar në ekonominë shqiptare.

Gjatë prezantimit të projektligjit në propozuar nga ajo në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Tabaku  u shpreh se përfitues janë dhe persona si oligarkët rus.                      

“Nga ky ligj kanë përfituar dhe oligarku rus Deripaska, që fshihet si një investitor strategjik për luleshtrydhe në zonën e qarkut Fier. Kjo më duket e papranueshme”, u shpreh deputetja Tabaku që sqaroi edhe më tej se ky projektligj kërkon të shohë edhe vullnetin politik të kësaj mazhorance.

“Kam kërkuar përfundimin e ligjit të investimeve strategjike për 1 janarin 2023. Nëse kjo mazhorancë ka vullnetin të aprovojë projektligjin që kërkon ndalimin e investimeve strategjike jam e gatshme që të dakordësohem që data e fundit e pranimit të ofertave të jetë 1 mars 2023. Por a është kjo mazhorancë gati? A ka vullnet politik?”, tha ajo.

Të fundit