Flash News

Ditari i Opozitës

Lirimi i Berishës, demokratët: Zoti dhe e drejta triumfoi

Lirimi i Berishës, demokratët: Zoti dhe e drejta triumfoi

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, reagoi pas lirimit të kreut të opozitës, Sali Berisha.

“Lajmi për rrëzimin e masës së arrestit ndaj Kryetarit të PD është fantastik!

Zoti dhe e drejta e tij dhe e jona po triumfon.

PD tani kalon në një stad të ri!

Me Sali Berishën në liri është e pamundur të ndalet entuziazmi dhe bindja në fitore.

Ndryshimi filloi të vijë…!” shkruan ai.

Po ashtu një reagim ka ardhur dhe nga deputeti Luan Baci i cili shkruan: Kryetari i Partisë Demokratike, lideri opozitës, profesor doktor Sali Berisha, nuk mund të mbahet i burgosur, më në fund i lirë dhe në betejë në drejtim të popullit opozitar deri në fitoren e plotë të Partisë Demokratike! Është radha jonë!

Drejtuesi Politik i Qarkut Gjirokastër Tritan Shehu ka komentuar lirimin e liderit të opozitës Sali Berisha.

“Me Berishën të lirë, kudo ku janë shqiptarët!”  ”, shkruan Shehu.

Mesazhi:

E vërteta mund të vonojë, por del!Kam qenë i bindur për këtë që prej minutës së parë të zhvillimit të këtij komploti ndaj Berishës e demokracisë sonë!

Tashti na ngel ta çmontojmë totalisht komplotin se bashku me regjimin.

Me Berishën të lirë, kudo ku janë shqiptarët!

Me shqiptarët në përballje me regjimin.

“Era” e ndryshimit po fryn qartësisht prej përtej Oqeanit drejt Evropës.

Drejt nesh!

Pranvera po vjen, jo thjesht në kuptimin stinor!

 

Të fundit