Flash News

Ditari i Opozitës

"Lule Borë" nga Andi Mustafaj, Berisha: Manifest jashtëzakonisht, i duhuri për diktaturën autokratike

"Lule Borë" nga Andi Mustafaj, Berisha: Manifest

Kreu i PD Sali Berisha mori pjesë në promovimin e manifestit politik “Lule Borë”, me autor Andi Mustafaj, ku e cilësoi librin si “një manifest jashtëzakonisht të çmuar dhe të duhur” për situatën politike aktuale në vend.

Gjatë fjalës së tij, Berisha vlerësoi kontributin e Mustafajt në Partinë Demokratike, duke theksuar se ai dhe bashkëpunëtorët e tij iu bashkuan forcës politike në ditët më të vështira.

"Demokratet dhe demokratët, qytetarët dhe qytetarët duhet ta dinë, populli opozitar duhet ta dijë, se Andi Mustafa dhe bashkëpunëtorët e tij u bashkuan me Partinë Demokratike në ditët e saj më të vështira.

 Andi Mustafa para disa muajve bëri zgjedhjet dhe ia dorëzoi drejtimin e departamentit Tedi Koplikut.

Është autor i një kryevepre të vërtetë. Është autor i një libri të jashtëzakonshëm. Tani meqë jemi në atë historinë e tij 'babë e bir', do ta them unë një histori këtu. Besniku ka shumë vite, ka shumë libra, po njërin prej tyre e kam lexuar disa herë se është për dhjetorin e '90-tës. Po kjo, është shumë më e prore. Andi, pse kjo është e tillë? Edhe nuk e them për ta thënë.

Sepse, e ke thënë të bukur, është një manifest, jashtëzakonisht i çmuar dhe i duhur për ne sot në kushtet e diktaturës autokratike", tha Berisha.

Të fundit