Flash News

Ditari i Opozitës

Maliqi për Berishën: Koha ka folur e do flas për këtë lider historik me dekada!

Maliqi për Berishën: Koha ka folur e do flas për këtë

Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi shprehet se Sali Berisha është lider i veprave të mëdha si ai i Rrugës së Kombit, Shqipërisë në “NATO”, liberalizimit të vizave, mbrojtës i interesave kombëtare etj.

Maliqi shkruan në Facebook, se çdo inskenim apo ‘fletërrufe’ politike ndaj tij, bëhet nga njerëz të vegjël të keqpërdorur nga djaj që hiqen si engjëj me aktrim e propagandë boshe.

Ky postim i tij vjen pasi SPAK-u arrestoi dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezin dhe vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për kreun e Partisë Demokratike për dosjen “Partizani”.

 “Lider i pazëvendësueshëm, patriot, atdhetar, familjar.

Lider i veprave të mëdha i Rrugës së Kombit, Shqipërisë në “NATO”, liberalizimit të vizave, mbrojtës i interesave kombetare etj. Çdo inskenim apo ‘fletërrufe’ politike ndaj tij, bëhen nga njerëz të vegjël të keqpërdotur nga djaj që hiqen si engjëj me aktrim e propogandë boshe.

Koha ka folur e do flas për këtë Lider Historik me dekada!”- shkruan Maliqi krahas fotove.

Të fundit