Flash News

Ditari i Opozitës

Lëvizja e re e Berishës pas protestës kombëtare. Ndaloi para Kuvendit, ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë

Lëvizja e re e Berishës pas protestës kombëtare. Ndaloi para

Pas fjalimeve të mbajtura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protesta e opozitës u zhvendos në disa institucione.

Kreu i PD, Sali Berisha, i shoqëruar nga disa protestues marshoi drejt Parlamentit,  ministrisë së Brendshme, Bashkisë dhe selisë së PS.

Në secilën prej këtyre institucioneve Berisha ndaloi dhe mbajti nga një fjalim të shkurtër me megafon.

Pasi mbylli fjalimin në podium Berisha iu drejtua parlamentit, e më pas ministrisë së Brendshme, ku u pa të ngjitet në bunkerin e vendosur para saj. 

Aty i bëri thirrje ministrit Blendi Çuçi të japë dorëheqjen bashkë me kryeministrin Rama.

Më pas u ndal te bashkia e Tiranës, ku akuzoi kryebashkaikun Veliaj për aferën e inceneratorve.

Së fundmi, iu drejtua selisë së PS për të cilën tha se është simbol i së keqes.

 

 

Të fundit