Flash News

Ditari i Opozitës

Masat ndaj Malltezit dhe Berishës, Noka: Sulm politik për të nënshtruar opozitën

Masat ndaj Malltezit dhe Berishës, Noka: Sulm politik për të

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka folur për masat e sigurisë që SPAK dha për Jamarbër Malltezin dhe kryedemokratin Sali Berisha.

Në një lidhje direkte për MCN Tv, Noka u shpreh se akuzat janë një sulm politik në vazhdën e aksionit për të nënshtruar opozitën.

Noka shtoi se dhënia e masave përkon me periudhën kur opozita denoncoi me fakte përfshirjen e Veliajt në aferën e inceneratorëve.

“Është thjesht një sulm politik në vazhdën e përpjekje të vazhdueshme 10-vjeçare ose për ta marrë peng ose për ta likuiduar atë. Është një hap i mëtejshëm i regjimit për të nënshtruar opozitën. Sulmi ndaj liderit të opozitës është një akt politik si të gjitha aktet e tjera dhe do kërko një përgjigje politike. Sado regjimi mundohet ta veshë në aspekti ju është stisje politike. Berisha ka vetëm një faj që nuk është blerë, nuk është nënshtruar dhe nuk ka pranuar të bëjë ‘fake’ opozitën dhe doli t’i prijë popullit opozitar në betejën. Ata po bëjnë gjithçka për ta nënshtruar opozitën.

Malltezi ka vetëm një faj, që është i pari ndër opozitarët që ka nisur sulmet ndaj inceneratorëve dhe ka zbardhur të vërtetën për vjedhjen e madhe të shekullit. Kjo periudhë nuk është rastësi se përkon me nxjerrjen në dritë të fakteve në përfshirjen e Veliajt në inceneratorin e Tiranë Kjo periudhë përkon dhe me rigrupimin e grupit parlamentar të PD dhe vendosjen në një aksion të fortë. Këto bënë që regjimi të ngutje dhe të ndërmerrte këto hapa. Opozita duhej likuiduar dhe emëruar mercenaro-opozita që të ngjallet dhe të vaditet”, deklaroi Noka.

Të fundit