Flash News

Ditari i Opozitës

Masë për Spiropalin? Kaso: Opozita ka bërë gati dokumentet!

Masë për Spiropalin? Kaso: Opozita ka bërë gati dokumentet!

Ivi Kaso ka qenë i ftuar në televizionin “RTV Ora” për të folur për debatet që po ndodhin në Kuvend, ku ka ndodhur një përjashtim i përsëritur i deputetëve të opozitës.

Sekretari për Öështjet zgjedhore në Partinë Demokratike u shpreh se Kuvendi funksionon me komandën e Edi Ramës me mesazhe. Gjithashtu Kaso shtoi se opozita ka bërë gati dokumentet që të mbahet i njëjti standart për deputetët e mazhorancës lidhur me fjalorin e përdorur.

"Ne kemi depozituar më shumë se 35 firma në kuvend për 2 raste, por janë refuzuar me lloj-lloj pretekstesh dhe duke thënë hapur me komandën e Edi Ramës me mesazhe, pa iu dridhur qerpiku së bashku me Ballën. Ata thonë se çfarë do të pranojnë apo jo."

"Duhet ta heqim fasadën sikur kemi një kryetare kuvendi dhe një kuvend. Kanë hedhur në votim me forcën e kartonit diçka që e parashikon rregulloja dhe gjykata kushtetuese. Madje ne do t’i drejtohemi Kushtetueses për këtë shkelje flagrante, por nga ana tjetër debati do të zhvillohet aty."

"Ne kemi bërë gati dokumentet që të mbahet nga kuvendi i njëjti standard që është kërkuar dhe kanë mbajtur ndaj opozitës me qëllim politik që ta shkëpusin debatin McGonigal."

"Është kërkuar me shkrim dhe do të depozitohet që të mbahet i njëjti qëndrim për deputetët e mazhorancës. Do të shohim nëse organet e mazhorancës do të mbajnë të njëjtin qëndrim ndaj personave të tillë që shqiptarët i kanë dhënë besimin."

Të fundit