Flash News

Ditari i Opozitës

Mbahet sot referendumi për zgjedhjen e kreut të PD, nis procesi i votimit

Mbahet sot referendumi për zgjedhjen e kreut të PD, nis procesi i

Partia Demokratike mban sot votimet për zgjedhjen e kreut të PD sipas parimit ‘një anëtar, një votë’.

Procesi ka nisur në orën 08:00 dhe pritet të mbyllet në orën 18:00, ndërsa për këtë proces janë ngritur 87 qendra votimi në të gjithë vendin, ku anëtarët e PD-së do të japin votën e tyre për drejtimin e partisë.

Kandidati i vetëm Sali Berisha e ka cilësuar votimin e 23 majit si një referendum për Partinë Demokratike, duke theksuar se procesi synon rikonfirmimin dhe ringritjen e forcës politike, edhe pse në garë nuk ka kandidat tjetër.

Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme brenda PD-së, numërimi i votave do të kryhet në vetë qendrat e votimit dhe jo në selinë qendrore të partisë. Rezultatet paraprake pritet të bëhen publike gjatë mbrëmjes së së shtunës.

Të fundit