Flash News

Ditari i Opozitës

Mblidhet nesër Kryesia e PD-së, në fokus protesta e 8 majit

Mblidhet nesër Kryesia e PD-së, në fokus protesta e 8 majit

Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet nesër, në orën 13:00, në një takim ku pritet të diskutohen disa çështje të rëndësishme organizative dhe politike.

Në rendin e ditës është përfshirë organizimi i protestës së 8 majit, një nga pikat kryesore të mbledhjes, ku pritet të përcaktohen detajet dhe koordinimi i strukturave.

Po ashtu, anëtarët e kryesisë do të diskutojnë dhe do të marrin vendime lidhur me organizimin e Kuvendit Kombëtar, si dhe mbi propozimin e KOKOE për kandidaturën për kryetar të PDSH.

Në përfundim të mbledhjes, do të ketë hapësirë edhe për çështje të tjera që mund të ngrihen për diskutim nga anëtarët.

Të fundit