Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja e Komisionit të Etikës, Vokshi: PS kërkon të kthejë monizmin, mbledhja është nul

Mbledhja e Komisionit të Etikës, Vokshi: PS kërkon të

Komisioni i Votimit dhe Etikës është duke shqyrtuar kërkesën e deputetëve socialistë për të përjashtuar 10 deputetë të Partisë Demokratike.

Deputetja e PD-së Albana Vokshi në fjalën e saj tha se maxhoranca kërkon të rikthejë monizimin, duke dashur të vrasin opozitën.

“Ju po kërkoni të na ktheni në monizëm. Deputetët janë përfaqësues të popullit, nuk përfaqësojmë vetëm ata që kanë votuar PD por të gjithë qytetarët shqiptarë.  Ju po kërkoni që të vrisni opozitën, t’i mbyllni gojën opozitës, këtë po bëjmë dhe këtu. Kërkojmë që të vijnë mediat që na dëgjojnë, s’jemi në kohën e Enver Hoxhës. Vetëm pushkatimi ka mbetyr. Nuk keni nen në rregullore që thotë që mbledhjet të bëhen të mbyllura. Kjo mbledhje është nul. Nuk duhet të na kishit thirrur sot. Është turp. Përjashtimi i deputetëve është një akt i rëndë i parlamentarizmit”- tha Vokshi.

Të fundit