Flash News

Ditari i Opozitës

Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Mal i Zi, Tabaku: Fiton propaganda dhe jo qytetari

Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Mal i Zi, Tabaku: Fiton propaganda

Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Malit të Zi.

Nëpërmjet një “Twitter-i”, deputetja e Partisë Demokratike shkruan se në këtë takim më shumë janë firmosur marrëveshje për hir të propagandës se ato në shërbim të qytetarëve.

“Një tjetër takim i qeverisë shqiptare me të rajonit, nën frymëzimin e firmosjes së marrëveshjeve pa i zbatuar ato. Më shumë janë marrëveshjet e firmosura për hir të propagandës se sa të zbatuara në shërbim të qytetarëve.

Prandaj në këtë ekuacion fiton më shumë propaganda dhe jo qytetari, duke e kthyer politikën kokëposhtë; nga politika për qytetarët tek politika për propagandën”, shkruan Tabaku në Twitter.

Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Mal i Zi, Tabaku: Fiton propaganda

Të fundit