Flash News

Ditari i Opozitës

Mblidhet Komisioni i Votimit dhe Etikës, Boçi: Po tenton t’i mbyllë gojën opozitës, është urdhër politik

Mblidhet Komisioni i Votimit dhe Etikës, Boçi: Po tenton t’i

Është mbledhur Komisioni i Votimit dhe Etikës ku po diskutoht kërkesa e deputetëve socialist për të përjashtuar 10 deputetët e Partisë Demokratike.

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, tha gjatë fjalës së tij e komisioni po tenton t’i mbyllë gojën opozitës. Boçi u shpreh se komisioni do të duhej të mblidhej 48 orë pasi është dorëzuar kërkesa duke e quajtur joetike mbledhjen e komisionit sot. 

Boçi theksoi se mbledhja e sotme për të përjashtuar deputetët demokratë për 10 ditë është qartazi një urdhër politik.

“Nuk e kuptoj se pse keni frikë nga fjala e lirë? Pse ju pretendoni se kjo mbledhje është e rregullt? Kjo mbledhje ka rënë, pasi në kohën kur dorëzohet kërkesa, ky komision e ka detyrim ligjor që të mblidhet brenda 48 orëve. Është joetike kjo gjë, ndaj duhet të zbatoni rregulloren. Për praninë e medias dhe për afatet. Ju nuk mund të vini këtu dhe të silleni si pronë dhe zgjatim i Kuvendit të kapur. Jeni në shkelje të dy neneve të rregullores. Etikë është respektim i ligjeve të shkruara. Ju doni të na mbyllni gojën. Këtu për shkelje të etikës duhet të ishte kryeparlamentarja popullore. Duket qartas se është urdhër politik. Doni të dënoni 8 deputetë se nuk ju pëlqejnë akuzat e vërteta të dala me fakte në mediat ndërkombëtare”, tha Boçi.

Kujtojmë se kërkesa e socialistëve vjen pasi deputetët demokratë bllokuan foltoren në seancën e fundit, pasi kryeparlamentarja Lindita Nikolla i hoqi të drejtën e fjalës opozitës, e cila kërkoi interpelancë me kyrmeinistrin Rama për çështjen ‘McGonigal’.

Rama mungoi në seancë dhe ia delegoi të drejtën ministres Spiropali, gjë e cila u refuzua nga demokratët.

Të fundit