Flash News

Ditari i Opozitës

Mbyllet protesta, Berisha nga selia e PD: Beteja do të vazhdojë deri në fitoren e plotë të revolucionit demokratik

Mbyllet protesta, Berisha nga selia e PD: Beteja do të vazhdojë deri

Mbyllet protesta e thirrur nga opozita e zhvilluar këtë herë para parlamentit, paralelisht me seancën parlamentare.

Pas fjalës që mbajti kreu i PD, Sali Berisha para protestuesve, ai iu drejtua menjëherë selisë së PD, nga ku aty njoftoi se beteja do të vazhdojë, duke nënkuptuar protesta të tjera së shpejti.  

Berisha: Parlamenti dëshmoi se çfarë përfaqëson sonte.

U detyruan të lënë parlamentin dhe të largohen, sepse e vërteta është se janë shumë më afër me bandat dhe krimin se sa me tempullin e demokracisë.

Kjo betejë do të vazhdojë, do të vazhdojë deri në fitoren e plotë të revolucionit demokratik, mbi monizmin e bazuar në krimin, drogën, e Edi Ramës.

Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Të fundit