Ditari i Opozitës

"McGonigal" nesër në Kuvend, Berisha: Alibasha dogji debatin me interpelancë për të ndihmuar Ramën

"McGonigal" nesër në Kuvend, Berisha: Alibasha dogji debatin

Grupi i Alibeaj do të zhvillojë nesër në Kuvend interpelancë me kryeministrin Rama për skandalin "Mcgonigal".

Ky fakt është komentuar nga kreu i PD, Sali Berisha, i cili në një intervistë në Ora News tha se kjo lëvizje shkoi në favor të Ramës.

Berisha: Interpelanca që u thirr tani u thirr për të djegur debatin, për të ndihmuar Edi Ramën. Ata që kanë eksperiencë parlamentare nuk i pranojnë këto. Në çdo vend po të shpërthejë një skandal i tillë hap debatin për këë problem. Edi Rama e zgjidhi nme një interpelancë të Alibashës.

Ky ishte një akt tërësisht në favor të Edi Ramës. Edi Rama përjashtoi 5 vetë që nuk kërkuan asgjë tjetër veç debatit. Kryeministri ynë, anëtar i NATO-s ka korruptuar shefin e Kundërzbulimit të SHBA.

 

Të fundit