Flash News

Ditari i Opozitës

“McGonigal”, Vokshi: Rama është fshehur sepse avokati i ka kërkuar të heshtë

“McGonigal”, Vokshi: Rama është fshehur sepse avokati i ka

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka komentuar protestën e opozitës, përplasjet në Kuvend si edhe çështjen McGonigal.

Në emisionin “Frontline” në News24, Vokshi tha se Rama nuk pranon të përballet dhe të flasë në kuvend pasi sipas saj avokati i ka kërkuar të heshtë.

Vokshi: Kërkesa e protestës ishte Edi Rama largohu. Motoja ishte dhe faktet dolën. Dhjetëra mijëra qytetarë dolën në shesh por edh ato që nuk dolën e kanë të qartë se me McGonigal u vërtetua ajo që opozita ka denoncuar. I vetmi kryeministër në botë që ka emrin 14 herë në listë. Vetëm para tri ditësh Bild shkruante që Edi Rama ka korruptuar një ish-agjent të FBI dhe me kanë kontaktuar shumë.

Një kryeminstër që ka emrin në aktakuzë dhe dalin fakte nga gazeta më të mëdha ndërkombëtare…si është e mundur që nuk hep dorëheqjen. Gazetarët kanë investiguar dhe ka shumë detaje të tjera, dhe fakte të lidhjes mes Edi Ramës, korruptimi që ai i ka bërë Mcgonigal. Kjo tregon se Rama është kryeministri më i korruptuar. Edi Rama ka tre javë që është fshehur sepse avokati i ka thënë të heshtë, sepse çdo gjë do t’i përdoret”, tha ajo.

 

Të fundit