Flash News

Ditari i Opozitës

Më 19 nëntor, opozita njofton protestë para Kuvendit

Më 19 nëntor, opozita njofton protestë para Kuvendit

 Më 19 nëntor opozita ka njoftuar se do të mbajë protestën e rradhës.

Kryetaret e degeve të PD kanë lajmëruar anëtarët se protesta do të zhvillohet para Kuvendit, për të kundërshtuar miratimin e buxhetit, që opozita e quan anti-qytetare.

"Diten e marte date 19 nentor ora 17:00, te gjithe ne proteste para Parlamentit per te kundershtuar miratimin e buxhetit antiqytetar.

Ju lutem beni njoftimet ne dege per te siguruar pjesemarrjen”, thuhet në mesazhin e tyre. 

Kujtojmë se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët njoftoi se do të mbajnë një protestë para Kuvendit, ditën e seancës plenare kur do të miratohet Buxheti i Shtetit për vitin 2025. Buxheti i Shtetit për vitin 2025 pritet të miratohet në parim në një seancë maratonë të hënën dhe të martën e ardhshme në Kuvend.

Të fundit